6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Befason e bija e George W. Bush: quan Islamin fe të paqes dhe del në mbrojtje muslimaneve me shami

Më të lexuarat

Jenna Bush Hager, moderatore e NBC dhe e bija e ish-presidentit amerikan George W. Bush, ka shkruar një letër përmes së cilës argumenton faktin se përse muslimanët duhet të jenë të mirëpritur në Amerikë.

Hager nuk iu referua në mënyrë direkte pezullimit të fundit të programit të refugjatëve dhe ndalimit të përkohshëm të vizitorëve nga shtatë vende me shumicë muslimane nga ana e presidentit Trump. Por deklarata e saj duket se pasqyron disa nga argumentet aktuale në lidhje me veprimin ekzekutiv të kreut të ri të Shtëpisë së Bardhë, si dhe të ngjarjes tragjike në një xhami në Kanada.

Duke i bërë jehonë komenteve të babait të saj për Islamin pas sulmeve të 11 shtatorit, Hager shkroi në një deklaratë të postuar në Tëitter se, “Islami është paqe” dhe se terroristët nuk reflektojnë “besimin e vërtetë.” Ajo gjithashtu u bëri thirrje amerikanëve që t’i trajtojnë muslimanët me respekt.

Lexoni letrën e plotë të saj më poshtë:

Fytyra e terrorit nuk është Islami. Kjo nuk është ajo për çfarë thërret feja islame. Islami është paqe. Këta terroristë nuk përfaqësojnë paqen. Ata përfaqësojnë të keqen dhe luftën. Kur ne mendojmë për Islamin, ne mendojmë për një besim që sjell prehje për mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën. Është kjo fe ka i bërë vëllezër e motra njerëzit nga çdo racë. Amerika numëron miliona muslimanë në mesin e qytetarëve tanë, të cilët japin një kontribut tepër të çmuar për vendin tonë. Muslimanët janë mjekë, juristë, profesorë të drejtësisë, pjestarë të ushtrisë, sipërmarrës, pronarë të dyqaneve, nëna dhe baballarë. Ata duhet të trajtohen me respekt. Gratë që mbulojnë kokat e tyre në këtë vend, duhet të ndihen rehat kur dalin jashtë shtëpive të tyre. Kjo nuk është Amerika të cilën unë e njoh. Kjo nuk është Amerika të cilën unë e vlerësoj. Unë kam dëgjuar se disa kanë frikë të dalin përjashta; disa nuk duan të dalin në pazar për familjet e tyre; disa nuk duan të dalin në qytet për të kryer[punët e tyre të përditshme dhe të zakonshme, sepse, duke veshur mbulesën, ato ndjehen të frikësuara se do të jenë të kërcënuara. Kjo nuk duhet dhe nuk do të ndodhë në Amerikë. Ata që mendojnë se mund të frikësojnë qytetarët tanë duke zbrazur zemërimin e tyre nuk përfaqësojnë më të mirën e Amerikës; ata përfaqësojnë më të keqen e njerëzimit dhe atyre duhet t’u vijë turp për atë lloj sjelljeje”, përfundon letra e Jenna Bush Hager. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit