BE bën plan shpëtimi nga varësia e gazit rus

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian (BE) ka përgatitur një plan për të reduktuar me 2/3 brenda një viti sasinë e gazit natyror që importon nga Rusia.

Me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me energji dhe reduktimin e varësisë nga Rusia, Komisioni Evropian (KE) ka shpallur një plan me emrin “REPowerEU”, i cili përfshin gjetjen e furnizuesve të rinj të gazit, orientimin drejt karburanteve alternative, përshpejtimin e investimeve në energjinë e rinovueshme dhe mbushjen e rezervuarëve të gazit natyror para dimrit,

Sipas këtij plani, vendet e BE-së do të rrisin furnizimin e tyre me gaz natyror të lëngshëm (LNG).

Do të rriten gjithashtu blerjet e gazit natyror përmes tubacioneve nga furnizues të tjerë përveç Rusisë.

Do të investohet në gaze alternative si hidrogjeni dhe biometani.

Vendet anëtare të BE-së do të duhet t’i mbushin rezervuarët e tyre të gazit natyror me të paktën 90 për qind deri më 1 tetor. Komisioni Evropian (KE) do të përgatisë legjislacionin ligjor në këtë drejtim.

Qytetarëve të BE-së do t’u kërkohet të ulin temperaturën e shtëpive të tyre. Me uljen e termostateve me 1 gradë, në Evropë do të sigurohet një kursim prej 10 miliardë metër kub gaz natyror.

Përparësi do të ketë termoizolimi i objekteve.

Do të rritet efiçenca e energjisë.

Do të përshpejtohen proceset për lëshimin e lejeve të projekteve në energjinë e rinovueshme.

Do të rriten investimet në centralet e erës dhe centralet diellore për prodhimin e energjisë elektrike.

Vitin e kaluar BE-ja bleu nga Rusia 155 miliardë metra kub gaz natyror, ose 40 për qind të gazit që ka pasur nevojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit