18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Balla: Lulzim Basha ka tre çështje të hapura me drejtësinë

Më të lexuarat

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë Taulant Balla deklaroi sot se “Lulzim Basha ka tre çështje të hapura me drejtësinë shqiptare për të cilat duhet të drejtohet vetë me urgjencë organeve të drejtësisë”.
 
Në një konferencë për shtyp në Kryesinë e Kuvendit, Balla theksoi se “Lulzim Basha duhet të dëshmojë për tradhëtinë kombëtare që si ministër i Jashtëm i ka bërë Shqipërisë, kur i shiti një vendi tjetër hapësirën detare sovrane të vendit tonë. Basha duhet të dëshmojë për vjedhjen më të madhe në historinë e shtetit shqiptar atë që ka bërë si ministër i Transporteve plot 230 milionë euro korrupsion në aferën në rrugën Durrës- Kukës”.
 
“Lulzim Basha duhet të dëshmojë për vrasjen e katër qytetarëve shqiptarë ndaj të cilëve ai si ministër i Brendshëm urdhëroi të qëllohen në mes të bulevardit, pikërisht aty ku ai ishte vetë zot, katër vjet më parë në 21 janar 2011″, nënvizoi Balla.
 
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së tha se “Basha duhet të japë shpjegime para drejtësisë shqiptare të mos fshihet më, por të dëshmojë, pasi asnjë shqiptarë nuk ia fal atij as katër të vrarët as tradhëetinë e kombit as 230 milionë eurot e vjedhura, prandaj qytetarët sot duan drejtësinë dhe drejtësia do të bëhet”.
 
Balla falenderoi Policinë e Shtetit dhe çdo strukturë ligjvënëse që garantuan sot mbarëvajtjen e protestës .kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit