Axhenda më shumë se thjesht lanete, tjetër zhvillim i frikshëm në kontinent

Më të lexuarat

Verdikti: Martesa e personave të të njëjtit seks, njohje në të gjitha vendet e BE-së

Çdo vend i Bashkimit Evropian është i detyruar të njohë një martesë midis dy shtetasve të të njëjtit seks të lidhur në një shtet tjetër anëtar, sipas një vendimi të Gjykatës së Drejtësisë të BE-së (GJED) të publikuar sot.

Gjykata vendosi që Polonia kishte gabuar që refuzoi të njihte një martesë midis dy shtetasve polakë në Gjermani, duke argumentuar se ligji polak nuk lejon martesën e personave të të njëjtit seks.

Ky refuzim “është në kundërshtim me ligjin e BE-së” sepse përbën një pengesë për lirinë e qytetarëve të përfshirë për të lëvizur nga një vend në tjetrin, duke gëzuar të drejtat që kanë fituar brenda Unionit.

“Kjo shkel atë liri, si dhe të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare”, vendosi GJED.

“Prandaj, Shtetet Anëtare janë të detyruara të njohin, për qëllime të ushtrimit të të drejtave të dhëna nga ligji i BE-së, statusin familjar të fituar ligjërisht në një shtet tjetër anëtar”, shtoi vendimi.

Megjithatë, gjykata sqaroi se Polonia nuk është e detyruar të përfshijë martesën e personave të të njëjtit seks në ligjin e saj kombëtar.

Kështu, agjenda antifamilje vijon të avancojë në Europë, sit ë vepronte për inat të Trump-it. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit