15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Avramopoulos: Kosova nuk e ka larg liberalizimin e vizave

Më të lexuarat

Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, është shfaqur optimist se rruga e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është e largët.
Avramopoulos, bëri të ditur gjatë një konference për media që pati me ministrat Skender Hyseni si dhe Bekim Çollaku, se shumë shpejt do të dihet edhe data kur Kosova do të marrë liberalizimin e vizave, por për një gjë të tillë ai theksoi se duhet të plotësohen kriteret.
 
“Së shpejti do të jepet një lajm i mirë për Kosovën rreth liberalizimit të vizave. Rruga nuk është e largët, por normalisht duhen plotësuar kriteret”, tha Avramopoulos. /KP/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit