14.1 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Avokati i Kurtit tregon se kur mund të lirohet nga paraburgimi klienti i tij

Më të lexuarat

Tomë Gashi, avokati i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujpi ka paralajmëruar se në cdo çast mund t’iu ndërpritet masa e paraburgimit nga autoritetet e drejtësisë në vend.

Avokati beson se ligji e lejon që paraburgimi të ndërpritet në çdo kohë, kur gjykata e konsideron si të panevojshëm, apo ta zëvendësojë me masa të tjera.

“Afati prej 1 muaj nuk do të thotë se duhet të mbet ashtu ngase gjykata tanimë edhe ka caktuar shqyrtimin gjyqësor me datën 20 dhjetor. Gjykata nuk ka pas kurrfarë arsye që ta vazhdojë paraburgimin pas seancën se fundit për shkak se mosardhja e deputeteve të Kuvendit të Kosovës, për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarëve, është lëshim i tyre dhe jo faji i Albin Kurtit që ai të qëndrojnë në paraburgim”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Më tej, Gashi shprehet se nuk do të duhej të iniciohej procedura penale ndaj Albin Kurtit dhe zyrtarëve tjerë të Lëvizjes “Vetëvendosje” të cilët janë akuzuar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit