9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Ata të cilët i ruajnë amanetet dhe premtimet e tyre

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran: “Dhe ata të cilët i ruajnë amanetet dhe premtimet e tyre.” [El Mu’minun: 8]

I njejtë si ky ajet, është edhe ajeti 32, në suren El Mearixh. “e që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë besëlidhjet e tyre”

Nga kuptimi sipërfaqësor i ajetit, kuptojmë se bëhet fjalë për të gjitha amanetet në përgjithësi, ku hyjnë amanetet të cilat Zoti i Madhërishëm ia ka lenë robit, qofshin ato fjalë, vepra apo bindje, dhe hyjnë këtu të gjitha detyrat qe duhen bërë apo që duhen lënë pa bërë… përfshirë edhe amanetet që nje rëzit i lënë njeri-tjetrit. Megjithatë, mundet që ajeti të ketë për qëllim vetëm ato amanete që njeriut i lihen nga njerëzit e tjerë.

“Amanet’ konsiderohet diçka që të është lënë ta ruash. Ta ruash amanetin, do të thotë: Ta kesh kujdes dhe ta mbrosh atë, derisa ta dorëzosh sërish tek i zoti.¹

Nuk ka dyshim se ndershmëria dhe besimi i ndërsjellë, janë baza e veprimeve tregtare edhe shoqërore, që çojnë në lulëzimin e tyre, dhe në uljen e kostove të tyre.

Sot janë përhapur lloje të ndryshme të tradhtisë, korrupsionit, ryshfetit, grabitjes, vjedhjes, plaçkitjes, shfrytëzimit, influencimit dhe zhvatjes. Të gjitha këto çojnë në jetesë të ngushtë, humor të keq, ngritje të kostove të jetesës, shtim të çështjeve gjyqësore, të ngatërresave, në revoltime, vrasje, konfuzion, gjakderdhje dhe humbje të të drejtave.

Shiko gjithashtu edhe ajetet e ndritura:
“…E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar…” [El Bekare: 283]

“Vërtetë, Zoti urdhëron t’i dorëzoni amanetet te të zotët e tyre…” [En-Nisa’:58]

“Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e të tradhtoni amanetet me vetëdije”. [El Enfal: 27]

/”Interpretimi ekonomik i Kuranit Fisnik” Dr. Refik Junus el Masri/

¹ Tefsir Ebi Hajan, 7/549.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit