9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

As qeveritë dhe as Google nuk garantojnë privatësinë

Më të lexuarat

Pasi Edward Snowden i zbuloi botës se Agjencia e Sigurimit Kombëtar (National Security Agency – NSA) e SHBA-së kishte përgjuar njerëz në mbarë botën, shumë njerëz kanë reshtur së besuari në privatësinë në Internet. Rrjetet sociale u shndërruan në mjete të përshtatshme për qeveritë, për të mbledhur informacionin personal të përdoruesve.
Jo shumë kohë më parë, 11 milion njerëz në SHBA dhe Britaninë e Madhe kryen të ashtuquajturën vetëvrasje virtuale, duke fshirë llogaritë e tyre nga Facebook. Jason Pontin, kryeredaktori i revistës MIT Technology Review, beson se ishin pikërisht të fshehtat e bëra publike nga Snowden ato që tërhoqën vëmendjen ndaj çështjes së sigurisë kibernetike:
– Edward Snowden është një patriot, mendon Pontin, nder te tjera ai thote: Unë gjithashtu besoj se të fshehtat e bëra publike prej tij ishin të dobishme. Unë jam i kënaqur që mësova me çfarë merrej NSA, sepse disa muaj më parë unë nuk dija asgjë në lidhje me këtë.
Jason Pontin beson se për sa kohë nuk janë miratuar ligje specifike në vend dhe në nivel ndërkombëtar, përdoruesit nuk mund të mbrojnë të dhënat e tyre personale:
– Është i nevojshëm nënshkrimi i një traktati ndërkombëtar – në Kombet e Bashkuara mes vendeve të “G-8”, duke përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, – i cili duhet të vendosë se çfarë nuk duhet të bëjnë vendet pa patur një bazë të duhur ligjore.
Duke folur për “vetëvrasjen virtuale”, Jason Pontin e përshkroi atë si një dukuri të re në komunitetin e Internetit. Në këndvështrimin e tij, përdoruesit i fshijnë llogaritë e tyre, jo sepse ata i druhen faktit se qeveria po i spiunon, por për shkak se rrjetet sociale janë shndërruar në një vend, ku njerëzit konkurrojnë me njëri-tjetrin përkatësisht statusit që kanë në shoqëri dhe pasurisë, duke shkaktuar probleme të rënda, të tilla si persekutimi në Internet që i çon njerëzit deri në kryerjen e një vetëvrasjeje reale:
– Unë nuk mendoj se njerëzit kryejnë vetëvrasje në rrjetet sociale për shkak të frikës se Facebook i ofron mundësinë qeverisë së SHBA-së t’i përgjojë ata. Jo, ata e bëjnë këtë për arsye të tjera. Të rinjve nuk u pëlqen shumë Facebook-u. Adoleshentët në Perëndim zhvillojnë një konkurrencë mes tyre. Ata vënë në lojë njëri-tjetrin, konkurrojnë njëri-tjetrin. Shumë studime tregojnë se Facebook-u i ka bërë shumë të rinj jo të lumtur. Në rrjetet sociale njerëzit u thonë njëri-tjetrit atë që kurrë nuk do të kishin guxuar ta thonin në jetën reale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit