20.7 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Arta Rama – Hajrizi në krye të Kushtetueses

Më të lexuarat

Gjyqtarja Arta Rama – Hajrizi është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa postin do ta marrë pasi që të përfundojë mandati i Enver Hasanit.
 
Lajmin e ka bërë me dije Kushtetuesja, përmes një njoftimi të shkurtër për media.
 
“Në seancën e mbajtur të enjten, më 21 maj 2015, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë zgjedhur gjyqtaren, mr. sc. Arta Rama-Hajrizi, kryetar të ri të Gjykatës.
 
Gjyqtarja Arta Rama-Hajrizi do të marrë postin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës pasi të përfundojë mandati i kryetarit aktual të Gjykatës, prof. dr. Enver Hasani, më 26 qershor 2015”, thuhet në njoftim.
 
Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tri vjet./Koha
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit