7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

‘Arrest me burg’ mësuesit nga Delvina që ngacmoi nxënësen 11 vjeçe

Më të lexuarat

Arrest me burg mësuesit që ngacmoi nxënësen e mitur

Gjykata e Saradës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për mësuesin Neshat Tepelena, 60 vjeç, që akuzohet se ngacmoi nxënësen e tij të mitur 11-vjeçare.

Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e mësuesit të shkollës së Kalasës në Delvinë, ardhur pas denoncimit nga familja e së miturës.

Mësuesi nuk e ka pranuar akuzën se e ka puthur nxënësen ndërsa avokati i tij ka deklaruar se arrestimi ishte bërë pa prova.

Ngacmimi i fëmijës ka ndodhur rreth dy muaj më parë në ambientet e shkollës “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës, por familja e nxënëses heshti e ndryshuar nga opinioni. Por, të shtunën, ata vendosën ta denoncojnë rastin në komisariatin e Policisë së Delvinës.

Banorë të fshatit thanë për mrdiat se rasti ishte i përsëritur. Në vitin 2003, mësuesi Tepelena kishte marrë vërejtje me shkrim për diçka të ngjashme dhe kjo vërejtje ndodhej në dosjen e tij si arsimtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit