15.3 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

“Arratisja e Sabri Popajt” mahnit publikun Shkupjan

Më të lexuarat

“Arratisja e Sabri Popajt”, dramatizimi i realizuar nga Hismet Ramadani përmban rrëfimin mbase më rrëqethës të luftës së vitit 1999 në Kosovë. Spektatorë të shumtë me duartrokitje pritën në skenë artistin e madh. Disa prej tyre me lot në sy përfunduan ndjekjen e shfaqjes, e cila është bazuar në poezinë e shkrimtarit Milazim Krasniqi. Ata thanë se mesazhi i duhur u dha dhe se rikujtimi i persekutimeve që iu bënë shqiptarëve duhet vazhduar.

”Me të vërtetë kishte shumë mesazhe të rëndësishme dhe ato duhet përcillen në gjithë trojet tona shqiptare, që mos ta ndotim lirinë me veprat tona të krimit”, tha një spektatore.

”Vertetë ishte shumë madhështorë, unë shumë u preka sa edhe lotët më shkuan, ishte një interpretim fenomenal’’, deklaroi një spektatore.

‘’Na e ka bërë një surprizë me poezinë e Milazim Krasniqit, bukur ishte’’, tha një spektator.

Kjo monodramë e sjellur në skenën teatrore për fëmijë në Shkup, rifreskon memorien kolektive të shqiptarëve, por jo vetëm të atyre nga Kosova.

Ndërsa, aktori Ramadani tha se do të vazhdoj projekte të reja edhe më tej.

‘’Për të ardhmen besoj që do të punojmë shfaqje, premiera filmi që kemi punuar vitin e kaluar. Film i komedisë së zezë i Kushtrim Bekteshit,” Pranverë e harruar në fshatin e harruar” ndoshta dhe projekte tjera lindin më tutje nuk e di”, deklaroi Ismet Ramadani, aktor.

Ky organizim u mundësua nga Fondacioni Qendra e Civilizimit Islam”./TVShenja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit