5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Arabia Saudite raporton 59 vdekje nga coronavirus-i

Më të lexuarat

Një shtetas saudit ka vdekur të mërkurën nga coronavirus-i MERS, duke e çuar në 59 numrin e përgjithshëm të viktimave në këtë mbretëri, njofton ministria e shëndetësisë.

Viktima e fundit është një 60 vjeçar i cili vuante nga disa sëmundje kronike, thuhet në portalin e ministrisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi këtëjavë se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në laborator të coronavirus MERS, është 180.

Virusi u konfirmuar në këtë shtet për herë të parë në shtator të vitit 2012, dhe prej atëherë 77 persona kanë pësuar prej tij thotë OBSH.

MERS shfaq simptome si të virusit të zakonshëm, ndërsa mund të çojë në bllokimin e punëve të veshkave dhe pneumonive të rënda.

Shumica e rasteve janë raportuar në Arabinë Saudite, por ka edhe raste të regjistruara në shtetet e tjera të Gjirit.

Edhe në Evropë dhe Afrikën Veriore janë raportuar raste të tilla, që kryesisht lidhen me udhëtar që ishin në këtë rajon.

Dhjetë vjet më parë, rreth 800 njerëz kanë vdekur nga sindroma e ashpër akute e frymëmarrjes (SARS), që është po ashtu një coronavirus. /press/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit