16.2 C
Pristina
Sunday, May 26, 2024

Anija sizmike e Turqisë do të eksplorojë gaz natyror dhe naftë

Më të lexuarat

Albayrak tha se negociatat janë gati në përfundim për një anije të re sizmike që do të vendoset në inventarin e vendit në tremujorin e fundit të këtij viti

ANKARA (AA) – Ankaraja do të zhvillojë aktivitete shpimi me anijen e re sizmike të Turqisë, si pjesë e aktiviteteve të eksplorimit të gazit natyror dhe të naftës në Mesdhe dhe në Detin e Zi, tha të premten Berat Albayrak, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Albayrak tha se negociatat janë gati në përfundim për një anije të re sizmike që do të vendoset në inventarin e vendit në tremujorin e fundit të këtij viti.

“Ne do të bëjmë aktivitetet tona të shpimit me inxhinierët tanë”, tha ai.

Anija e parë sizmike e Turqisë Barbaros Hayrettin Pasha tashmë ka filluar të kryejë operacione në Mesdhe prej prillit të vitit 2017, ndërsa një anije e dytë, MTA Oruc Reis, së shpejti do të jetë gati për eksplorim, shpjegoi ai.

Ministri tha se shumë raporte ndërkombëtare deklarojnë se ky shekull do të jetë shekulli i gazit natyror.

“Në pesë vitet e ardhshme do të ketë një kapacitet shtesë prej 60 deri në 100 miliardë metra kub, që do të vijnë nga Australia dhe SHBA-të. Ne gjithashtu do të punojmë në tregjet tona të LNG-së. Këtë vit, centrali i dytë lundrues i LNG-së i Turqisë (FSRU) do të jetë funksional”, deklaroi ai.

FSRU-ja e parë e Turqisë u bë funksionale në Izmir në dhjetor të vitit 2016.

Albayrak tha se kapaciteti i LNG-së në Turqi pritet të arrijë në 107 milionë metra kub në ditë nga kapaciteti aktual prej 64 milionë metra kub.

Tenderi i energjisë së erës

Duke iu referuar tenderit të Turqisë për projektin e erës – Projekti i Zonës së Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë të Turqisë (YEKA) që do t’i mundësojë vendit të instalojë 1.000 megavat kapacitet të erës në shtatë rajone të Turqisë me potencial të lartë të energjisë së erës me një kosto prej rreth 1,2 miliard dollarë, ai tha se do të mbajnë një ankand të kundërt për tenderin e projektit të energjisë së erës javën e ardhshme.

Një konsorcium i kompanive turke dhe ndërkombëtare kanë paraqitur një total prej tetë ofertash përfundimtare për 1.000 megavatët e energjisë së erës të Turqisë në projektin YEKA të enjten, më 27 korrik.

Projektet e erës planifikohet të gjenerojnë 3.000 gigavatë-orë energji elektrike në vit, duke pajisur me energji 1,1 milion shtëpi në vit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit