Radjard Kiplig kishte shkruar: “Lindja është lindje dhe Perëndimi është Perëndim dhe këto të dyja kurrë nuk duhet të takohen.” Kjo është një pikpamje e përhapur botërore e cila ende përdoret edhe sot. Islami dhe Krishterimi duket se janë bërë monolite ideologjike, fortesa portat e të cilave janë vendosmërisht të mbyllura për njëra-tjetrën. Por, ato jo gjithmonë kanë jetuar jetëra të këtilla të ndara.
Në vitin 711 të erës sonë forcat muslimane u zgjeruan në Spanjë dhe krijuan një shoqëri aq të pasur dhe aq të fuqishme të cilën e do ta kishte zili e gjithë bota e njohur. Ky nuk ishte Islami i ashpër dhe mizor siç e imagjinojmë sot ne Evropianët, por një kulturë progresive, sensuale dhe intelektualisht kureshtare e cila për një numër drithërues vitesh do të përfshinte gjithë Europën. Ky është një tregim i jashtëzakonshëm i cili sistematikisht është fshirë nga historia.
Pjesë nga Dokumentari: Kur muslimanët sunduan në Europë!
