18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ambasadori ukrainas në Sarajevë e kundërshton krahasimin e Kosovës me Krimenë

Më të lexuarat

Sarajevë – Ambasadori në largim i Ukrainës në Bosnjë dhe Hercegovinë (BeH), Oleksandr Levchenko, ka thënë se është e dukshme përfshirja e gishtave rus në ngjarjet në BeH.
Ai shtoi se destabilizimi i rajonit është në interes të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe se ai gjithmonë do të vijë pastaj si paqebërës.

“Pra, ai vjen, e ndezë luftën, dhe më pas vjen si një faktor, një faktor që është i gatshëm për të biseduar me Perëndimin, me Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur situatën. Dhe të gjithë njerëzit lokalë do të pësojnë, e kuptoni? Dhe kush i vuri flakën? Putini. Me kë i ndezi marrëdhëniet këtu? Populli i tyre do të jetë i pari që do të vuajë për interesin absolut të dikujt tjetër. Duhet që të njihni njeriun i cili në fakt lobon interesat e Moskës në këtë tokë që nxitë aktivitete të luftës. Kjo është shumë, shumë e rrezikshme. Ndaj këtyre politikanëve duhet të jeni veçanërisht vigjilentë” ka thënë Levchenko për Radion Evropa e Lirë,

I pyetur se çfarë mendonte për atë që shumë analistë thonë se aneksimi i Krimesë mund të jetë i lidhur me një riorganizim territorial në Ballkanin Perëndimor, siç është shembulli i Kosovës apo Republikës Serbe, Levchenko theksoi se është e qartë që Krimea krijon një precedent shumë të rrezikshëm që mund të dërgojë botën në djall, ky sistem politik që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore. “Kështu që ju mund të shkoni, të merrni territorin e dikujt tjetër – Krimea ka një territor më të madh se Maqedonia dhe Mali i Zi së bashku – mund ta imagjinoni. Në disa krahasime të tyre, që Krimea është situate e njëjtën me Kosovën, unë them: Dëgjoni, së pari, në Kosovë nuk ka pasur ushtri të Shqipërisë, ju keni ardhur në Krime me ushtri”, tha ai.

Së dyti, ambasadori i Ukrainës thotë se Kosova nuk u bashkua me Shqipërinë.

“Situata e Krimesë është absolutisht e ndryshme. Por atyre nuk u intereson. Për ata është me rëndësi që të ndryshojnë kufinjtë për të destabilizuar situatën, që popujt këtu të vuajnë përsëri, ndërsa Rusia të fitojë poena politikë, sepse ajo mundet që nëpërmjet disa faktorëve, disa prej aleatëve të saj të zgjidhë situatën. Kjo është një lojë shumë e ndyrë, sipas mendimit tim, këtë lojë tashmë e kanë lexuar dhe njerëzit lokalë, politikanët lokalë dhe duhet në përgjithësi të rishqyrtojë këtë marrëdhënie, pasi që e kanë rishqyrtuar shumë vende – a është fare Rusia si partner apo vendi që sjell vetëm rrezik për sigurisë evropiane”, tha ambasadori ukrainas.

Duke folur e Republikës Serbe, Levchenko tha se ajo është pjesë integrale e BeH./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit