7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ambasadori i ri i ShBA-së: Mezi pres të kthehem në Prishtinë, të punoj për të forcuar marrëdhëniet ShBA-Kosovë

Më të lexuarat

Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se mezi po pret të kthehet në Prishtinë për të punuar në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së.

Ai këtë e ka shkruar në Twiterr, duke iu përgjigjur urimit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajt, i cili e uroi për pozitën.

“Faleminderit. Mezi po pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar e thelluar edhe më tej marrëdhëniet SHBA-Kosovë”, shkruan Hovenier në Twitter.

Nënkryetari i Kuvedit të Kosovës nga radhët e  PDK-së, Hoxhaj ka uruar Hovenier për emërimin e tij si ambasador në Kosovës, duke thënë se i vjen mirë që po sheh një mik të kahershëm të Kosovës që po kthehet prapë në vendin tonë.

“Urime miku im për emërimin ambasador i ShBA-së në Kosovë. Është mirë të shoh një mik dhe mbështetës të kahershëm të vendit tonë të kthehet. Partneriteti dhe aleanca e Kosovës dhe ShBA-së janë kyçe për të ardhmen tonë euroatlantike”, shkruan Hoxha në urimin e tij. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit