16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ambasada e rreme amerikane në Ganë dhjetë vjet ka lëshuar “viza”

Më të lexuarat

Një grup i organizuar nga Gana ka drejtuar një ambasadë amerikane të rreme për dhjetë vjet dhe ka lëshuar viza të vërteta për 6 mijë dollarë, bën të ditur BBC.

Nga Departamenti i Shtetit është konfirmuar se qytetarët e Ganës dhe të Turqisë kishin drejtuar një ambasadë të rreme të kompletuar me flamurin e SHBA dhe portretin e presidentit Obama dhe kështu “të papenguar kanë vepruar gati një dekadë”.

Përveç kësaj theksohet se ndërtesa në të cilën ka qenë e vendosur ambasada e rreme kishte ngjarë gati plotësisht me ambasadën e vërtetë.

Siç ka shkruar për “Focus Afrika”gazetari Sami Darko, njerëzit që kanë shfrytëzuar shërbimet e saj me siguri asnjëherë nuk kanë qenë në ndonjë ambasadë, prandaj kanë besuar në ata që kanë punuar, pa ditur çfarë i pret. “Po ashtu brenda kanë parë njerëz të bardhë dhe kanë supozuar se ajo është ambasadë amerikane”.

Bëhet e ditur se tashmë janë disa të arrestuar.

“Mafiozët kanë drejtuar ambasadën e rreme të SHBA dhjetë vjet, aty është valëvitur flamuri, janë dhënë viza me kundërpagesë 6 mijë dollarësh”, shkruan Washington Post”.

Nga Departamenti i Shtetit theksohet se ambasada e rreme klientëve të saj u ka dhënë “viza legjitime për SHBA, të cilat i ka siguruara përmes mashtrimeve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit