16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Akuza të rënda për familjen ortodokse serbe që u konvertuan në myslimanë: “E shitët fenë për një darkë”!

Më të lexuarat

Një çift së bashku me dy fëmijët e tyre, ditë më parë kanë braktisur fenë ortodokse dhe janë konvertuar në fenë islame.

Menjëherë pas këtij veprimi të tyre, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë ardhur edhe reagimet e para.

Sipas medieve serbe, komentuesit në rrjetet sociale e kanë akuzuar këtë familje se duke ndërruar fenë, por edhe emrat, ata kanë “mohuar” edhe prejardhjen e tyre.

Por akuzat nuk kanë përfunduar me kaq.

Ata janë akuzuar se konvertimin e kanë bërë për interes, duke thënë se janë konvertuar “për një darkë”.

Një gjë të tillë ata e kishin bërë të premten në Xhaminë e Novi Pazarit, para imamit dhe xhematit të shumtë.

Pas pranimit të islamit çifti bashkëshortor ka marrë emrat mysliman Ismail dhe Edina, kurse djemtë janë pagëzuar me emrat Esad dhe Hamza. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit