6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Aktakuzë ndaj katër personave që u kapën me rreth 1100 kilogramë mish të prishur në Pejë

Më të lexuarat

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B për shkak të veprave penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, nga neni 267, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzë, të pandehurit S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B., më 16 janar të këtij vitit, duke vepruar në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor për shëndetin e njerëzve, për çka të pandehurit ishin në dijeni.

“I pandehuri M.B., nuk kishte sukses dy herë për shërimin e lopës, i njëjtit me ndihmën e të pandehurit J.B., e thërret në telefon të pandehurin S.Sh., të cilit i ofron shitjen e lopës se sëmurë në shumën prej 400 eurove, e ku me pas të pandehurit S.Sh. dhe R.Sh., shkojnë me veturë në stallën e të pandehurit M.B., e pas arritjes se marrëveshjes, i pandehuri S.Sh. e blen lopën e sëmurë dhe të njëjtën me pas e prenë, ndërsa me veturën e të pandehurit R.Sh. e dërgojnë mishin në punëtorinë e të pandehurit S.Sh., derisa inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë pas konstatimit të gjendjen faktike të mishtit të sëmurë, urdhërojnë konfiskimin dhe asgjësimin e tij, në sasi prej 1.089 (njëmijetetëdhjetenëntë) kilogramë mish, i cili mish ishte i destinuar për konsumim publik”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit