Afganistan: Mbi 70 të ngujuar nga tërmeti

0
42

Zyrtarët thanë se më shumë se 70 njerëz kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja pasi që dy tërmete të fuqishme goditën Afganistanin verior të hënën.

Fshati Dara Azara në provincën e Baglanit duket se ka pësuar më së shumti.
Një person atje, Abdullahu 65 vjeçar tha se ka humbur tetë anëtarë të familjes.
Një grua është shpëtuar, ka thënë kreu i qendrës për operacione gjatë katastrofave në Kabul.
Ai tha se 22 shtëpi janë shkatërruar dhe shumica e të zhdukurve janë gra dhe fëmijë./BS/kohaislame