20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

“Afër 500 persona me simptoma të substancave kimike në Duma”

Më të lexuarat

GJENEVË (AA) – Rreth 500 pacientë kanë shfaqur simptoma të ekspozimit ndaj kimikateve toksike pas sulmeve të së shtunës në Duma të Gutës Lindore në Siri, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sipas raporteve të partnerëve të Health Cluster, gjatë granatimit të Dumës të shtunën, rreth 500 pacientë u paraqitën në objektet shëndetësore duke shfaqur shenja dhe simptoma të ekspozimit ndaj kimikateve toksike”, thuhet në një deklaratë nga OBSH.

“Në veçanti, kishte shenja të irritimit të rëndë të mukozave, problemeve të frymëmarrjes dhe ndërprerjes së sistemeve nervore qendrore të personave të ekspozuar”, theksohet më tej në deklaratë.

Sipas OBSH-së, më shumë se 70 njerëz që u strehuan në bodrume në Duma kanë humbur jetën, prej të cilave 43 vdekje lidhen me simptoma të ekspozimit ndaj kimikateve shumë toksike.

Peter Salama, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i OBSH-së për gatishmëri dhe përgjigje emergjente, kërkoi “qasje të menjëhershme të papenguar” në zonë.

Sipas Mbrojtjes Civile Siriane, e njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, forcat e regjimit të Asadit goditën disa objektiva në qytetin Duma të rajonit të rrethuar të Gutës Lindore të shtunën, duke përdorur një gaz toksik, i cili la të paktën 78 civilë të vdekur.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë e cila bëri thirrje për një armëpushim njëmujor në Siri, veçanërisht në Gutën Lindore, për të lejuar dhënien e ndihmës humanitare.

Pavarësisht rezolutës, regjimi i Asadit muajin e kaluar filloi një ofensivë të madhe tokësore, mbështetur nga Rusia, që synonte marrjen e kontrollit të pozicioneve të fundit të opozitës në Gutën Lindore.

Muajin e kaluar, një komision hetimor i OKB-së publikoi ​​një raport që akuzon regjimin për kryerje të krimeve të luftës në Gutën Lindore, përfshirë përdorimin e armëve kimike kundër civilëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit