21.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Aeroplani i princit saudit, me hamam, sallon, sallë për koncerte

Më të lexuarat

Princi suadit Alvalid bin Talal-al Saud para tre vjetëve ka porositur t’i punohet një Airbus i tipit A380 “sipas masës së tij”, i vlefshëm 240 milionë funte (mbi afro 300 milionë euro), që është aeroplani më i madh privat në botë.

Thuhet se princi nuk ka kursyer, pasi aeroplani i tij, pos tjerash, do të ketë hamam klasik, sallon për koncerte, dhomë të posaçme për lutje etj, lifti për ngjitje e zbritje nëpër tre kate të aeroplanit, vendparkimi për veturën e tij luksoze Rols-Roys etj. .

Modeli i aeroplanit është i njëjtë me atë që disponojnë kompanitë “Singapor Airlines” dhe “Emirates”, por pasi që princit nuk i nevojiten 800 ulëse si për fluturimet ndërkontinentale, ai këtë hapësirë do ta shfrytëzojë edhe për pesë apartamente luksoze brenda aeroplanit. Ky superaeroplan do t’i dorëzohet princit para këtij ndërrimi të moteve./INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit