15.2 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

ABORTI NATYRAL

Më të lexuarat

ABORTI NATYRAL

Pyetje: Si duhet të veprojë gruaja në lidhje me namazin, nëse dështon para apo pas plotësimit të krijimit të embrionit?

Përgjigje: 1- Nëse një pjesë e trupit të embrionit (dora, koka, këmba apo diçka tjetër) është plotësuar, atëherë gruaja konsiderohet lehonë; pra asaj nuk i lejohet që të falet, të agjërojë apo të kryejë marrëdhënie seksuale me burrin e saj, derisa të ndërpritet rrjedhja e gjakut ose të plotësohen dyzet ditët. Nëse gjaku ndërpritet para plotësimit të dyzet ditëve, atëherë ajo duhet që, pasi të lahet, të falet e të agjërojë Ramazanin dhe në të njëjtën kohë i lejohet të kryejë marrëdhënie seksuale me të shoqin, sepse nuk është transmetuar asnjë argument i saktë, në lidhje me periudhën më të shkurtër të lehonisë.
Periudha më e gjatë lehonisë, në bazë të haditheve të sakta, është dyzet ditë, ndaj, nëse rrjedhja e gjakut vazhdon edhe pas plotësimit të dyzet ditëve, gruaja duhet të falet dhe agjërojë, pasi gjaku i dalë prej saj konsiderohet si gjak i prishur. Gjithashtu, ajo duhet të marrë abdes para çdo namazi, sepse kështu e ka urdhëruar Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) Fatimen, të bijën e Ebu Hubejshit, e cila ishte mustehada.24 Nëse gjaku që del pas 40 ditëshit qëllon në të njëjtën kohë me ditët e zakonshme të menstruacioneve, atëherë gruaja duhet të veprojë ashtu siç veprojnë gratë me menstruacione.
2- Nëse embrionit nuk i është plotësuar asnjë pjesë e trupit të tij, d.m.th. është thjesht një copë mishi apo gjaku pa formë, atëherë gruaja nuk konsiderohet lehonë, por istihada, ndaj duhet të falet e të agjërojë pa i dhënë rëndësi gjakut që del prej saj. Ajo duhet të marrë abdes për çdo namaz dhe në të njëjtën kohë duhet të mundohet që të pengojë daljen e gjakut me një copë të pastër apo me diçka tjetër të ngjashme me të.
Asaj i lejohet të bashkojë namazin e drekës me atë të ikindisë, si edhe namazin e akshamit me atë të jacisë, ashtu siç i lejohet që të lahet për dy namazet e bashkuara si dhe për namazin e sabahut, siç është transmetuar në hadithin e Himnes, bijës së Xhahshit.
Ibn Bazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit