15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Abazoviç, thirrja e parë për ekipin e tij

Më të lexuarat

Shqiptari në krye të qeverisjes malazeze bën mbledhjen e parë

Qeveria e re e Malit të Zi, e zgjedhur të enjten, ka mbajtur sot seancën konstituive, e para e hapur për publikun.

Kryeministri i ri Dritan Abazoviç tha se rruga e qeverisë së tij “nuk do të jetë e lehtë”, por se ministrat “me vetëmohim u dhanë për të bërë disa të mira për Malin e Zi” dhe se “nuk i kanë borxh askujt përveç qytetarëve”.

Abazoviç u bëri thirrje ministrave që të “kenë kujdes” kur përdorin burimet shtetërore” dhe “ta mbrojmë buxhetin e shtetit sa më shumë me shembullin tonë,  sepse nuk dua të vazhdoj disa gjëra që na shqetësonin më parë si praktikë”.

Ai tha se “dëshiron që të gjitha seancat të jenë efikase dhe të kalojmë kohë për gjëra të rëndësishme, përmes dialogut të hapur, në mënyrë që të marrim vendimet më të mira për qytetarët”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit