16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

A po zbehet suksesi i vaksinave kineze anti-covid në Azi?

Më të lexuarat

Nga Tessa Wong, BBC

Në të gjithë Azinë, vaksinat kineze kanë luajtur një rol vendimtar në imunizimin e qytetarëve kundër Covid-19, me miliona njerëz që janë vaksinuar me Sinovac ose Sinopharm. Por gjatë javëve të fundit janë rritur shqetësimet në lidhje me efikasitetin e tyre.

Masa disa kanë vënë në pikëpyetje  nëse vaksinat kineze mbrojnë nga Covid.null

Si paraqitet situata në Tajlandë dhe Indonezi?

Javën e kaluar, Tajlanda njoftoi se do të  ndryshonte politikën e saj të vaksinave – në vend të dy dozave me Sinovac,  qytetarët do të marrin një kombinim  të Sinovac dhe AstraZeneca. Punonjësit shëndetësorë të cilët tashmë janë plotësisht të vaksinuar me Sinovac do të marrin një dozë të tretë përforcuese.

Indonezia njoftoi se do të bënte të njëjtën gjë javën e kaluar, duke thënë se personat e vaksinuar me Sinovac do të marrin një dozë të tretë të Moderna, raporton abcnews.alnull

Të dy vendet, të cilat kanë zhvilluar një fushatë të ngadaltë të vaksinimit, po luftojnë me shpërthime të reja. Tajlanda ka raportuar një rekord të rasteve dhe viktimave, ndërsa spitalet më Indonezi janë mbingarkuar.

Ministri i turizmit i Indonezisë Sandiaga Uno tha për BBC se vaksina Sinovac ishte efektive. Pra duke kombinuar vaksinat, qeveritë Tailandeze dhe Indoneziane në thelb “thanë se ishin të shqetësuar për mbrojtjen e vaksinës”.

Ndërkohë Malajzia  tha se do të vaksinonte qytetarët me Pfizer pasi furnizimet e saj me Sinovac  kishin mbaruar. Por vende të tjera si Filipinet dhe Kamboxhia po vazhdojnë të përdorin vaksinat kineze.

A janë vaksinat kineze efektive?

Në provat klinike në të gjithë botën, vaksinat Sinovac dhe Sinopharm  kanë treguar 50% deri 79% efektivitet  në parandalimin e Covid. Por ato janë më shumë efektive në parandalimin e shtrimeve në spital ose vdekjeve nga Covid.

Sipas studimeve, Sinovac ishte 100% efektive në Brazil dhe 96 deri 98% efektive midis punëtorëve mjekësorë Indonezianë.

Çfarë dimë për vaksinat anti-Covid kineze?

Fakti që personat plotësisht të vaksinuar janë infektuar mund të jetë për shkak të disa faktorëve, sipas epidemiologut, Profesor Benjamin Coëling, nga Universiteti i Hong Kongut. Njëra është se vaksinat kineze, si shumë vaksina të tjera, mund të humbasin efektivitetin me kalimin e kohës. Sipas një studimi tajlandez  antitrupat te personat e  vaksinuar plotësisht me Sinovac  përgjysmohen pas çdo 40 ditësh, raporton abcnews.al

Mund të jetë gjithashtu për shkak të variantit më infektues Delta, i cili përbën 60% të rasteve në Indonezi dhe 26% të rasteve në kryeqytetin e Tajlandës Bangkok. Nuk ka ende të dhëna publike për efikasitetin e vaksinave kineze kundër varianteve të Covid. Por studimet paraprake kanë sugjeruar që vaksinat  si Sinopharm dhe Sinovac, mund të ofrojnë 20% më pak mbrojtje ndaj variantit Delta sesa kundër virusit origjinal, sipas Prof Cowling.

Asnjë vaksinë nuk është plotësisht efektive në parandalimin e Covid, tha ai, dhe ndërsa vaksinat kineze “nuk janë 100% efektive, ato ende po shpëtojnë shumë jetë”. Gjithashtu nuk ka ende raporte të  rasteve në Kinë, ku më shumë se 630 milionë janë vaksinuar.

Nuk dihet se sa prej tyre janë vaksinuar plotësisht.

Si ndikon kjo në diplomacinë e vaksinave kineze?

Ndërsa rajoni që ka marrë më shumë vaksina kineze, Azia ka qenë një faktor kryesor në strategjinë e diplomacisë së vaksinave kineze. Më shumë se 30 vende aziatike kanë blerë vaksina  ose kanë marrë doza nga vendet e tjera. Indonezia është një nga blerësit më të mëdhenj të vaksinave Sinovac në botë, e cila ka porositur 125 milion doza.

Me vendet e pasura që monopolizuan shumë nga porositë e vaksinave të tjera, shumë vende në Azi – veçanërisht ato më të varfra  morën vaksinat kineze. Përveç vaksinave të prodhuara në vend AstraZeneca, Tajlanda  po përdor Sinovac.

Reagimi i publikut

Të dy qeveritë e Tajlandës dhe Indonezisë po përballen me kritika të shumta në lidhje  me fushatën e ngadaltë të vaksinimit dhe përhapjen e Covid. Në Tajlandë, zemërimi është rritur edhe më tej nga një raport  i Ministrisë së Shëndetësisë  që citoi një zyrtar i cili kundërshtoi dhënien e një doze shtesë të Pfizer për punonjësit shëndetësorë pasi me këtë veprim ata do të tregonin që Sinovac nuk siguron mbrojtje.

Të dielën, qindra protestues marshuan në Bangkok duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit për menaxhimin e Covid dhe gjithashtu kërkuan që ata të vaksinoheshin me vaksinat mRNA si Pfizer ose Moderna.

Ekziston frika se raportet e fundit të rritjes së rasteve do të rrisin skepticizmin te vaksinat. Në Indonezi, mediat sociale dhe teoricienët e konspiracionit tashmë kanë përhapur mesazhe anti-vaksinash në lidhje me vaksinat kineze.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit