15.7 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

Më të lexuarat

Vizita e kreut të KMSH në Vatikan me një delegacion prej gjashtë vetash, ku nuk qe harruar të merrej me vete edhe drejtori i vakëfeve (?!), thjesht për të shkëmbyer ca dhurata dhe për të folur për tolerancën ndërfetare, duket tepër e dyshimtë!

Ata dukej sikur kishin shkuar atje për të nënshkruar ose kërkuar ndonjë marrëveshje, apo për të qarë ndonjë hall dhe jo thjesht për kortezi.

Që “përfaqësuesi” i muslimanëve të një vendi të vogël si Shqipëria të takohet me kreun botëror të Kishës Katolike, tingëllon si tepër pa sens dhe jashtë çdo konteksti normal logjik, qoftë edhe për marrëdhëniet ndërfetare mes muslimanëve dhe katolikëve në Shqipëri! Kështu që tjetër kund fle lepuri.

Gylenistët dihet që i japin vetes një dimension ndërkombëtar islam që nuk e meritojnë, por përse Gyleni apo zëvendësit e tij e kanë përfshirë KMSH tonë direkt në këtë dimension global, ndërkohë që mund ta bënin vetë, kjo duket e dyshimtë?! Apo mos kanë për qëllim që të përsërisin në Shqipëri ndonjë model të asaj që bën para një viti në Berlin?!

Nuk është aspak habi të jemi vend eksperimenti edhe për gylenistët tani, por që padyshim ajo vizitë kishte synime përtej atyre që u publikuan, këtë vetëm ndonjë naiv mund ta mohojë.

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit