15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

A i lejohet një motre të mbrojë faqet e Kuranit para një hoxhe me të cilin nuk e ka të ndaluar martesën?

Më të lexuarat

Pyetja:

Një pyetje për hoxhën:

Një motër muslimane, e cila është hafize e Kuranit, dëshiron të marrë mendimin e hoxhës se si duhet të veprojë ajo gjatë jetës së saj duke mos i shkelur parimet fetare, por duke arritur që të ruajë hifzin e saj. Ne e dimë që
pasi ta mësojë Kuranin, atëherë është e ndaluar që ta harrojë ngase do të kemi dënim në boten tjetër, mirëpo a i lejohet një motre muslimane që ajo për të mos e harruar Kuranin i duhet që çdo ditë të mbrojë nga një xhuz apo dy para një hoxhe. Nëse nuk ka mundësi që hoxha të jetë femër, atëherë a i lejohet kësaj motre të mbrojë faqet e Kuranit para një mashkulli të huaj (hoxhë- hafiz i Kuranit), me të cilin ajo nuk e ka të ndaluar martesën?
Si duhet të veprojë një vajzë në këtë rast sipas argumenteve nga Kurani ose Suneti?
Inshallah kemi arritur ta sqarojmë problemin siç duhet dhe në mënyrë të kuptueshme!
Presim një përgjigje nga hoxhallarët e nderuar. Allahu ju shpërbleftë me xhenetin Firdeus!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Në Islam dihet se të vetmuarit e femrës me mashkullin është haram. Pejgamberi s.a.v.s a thënë: “Nuk vetmohet një mashkull me një femër, përveçse i treti i tyre është shejtani.”

Pra të vetmuarit me një mashkull është haram edhe nëse është për qëllim kërkimi i diturisë apo ruajtja e hifzit të Kuranit. Hifzin e Kuranit ke mundësi ta ruash që mos ta harrosh edhe vetë, e bën që çdo ditë ta përsëritësh nga një xhuz apo dy xhuza dhe nuk ka nevojë që dikush të të përcjellë.

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit