-0.6 C
Pristina
Tuesday, January 31, 2023

A e dini se kush ishte Adnan Menderes?

Më të lexuarat

Adnan Menderes

A e dini se kush ishte Adnan Menderes? Shumica e muslimaneve shqiptare nuk e njohin se kush ishte Adnan Menderes. Ishte personi i cili i riktheu Turqise ezanin ne gjuhen arabe, por u denua me varrje ne litar. Kryeministri turk i cili kandidoi per Partine Demokratike ne vitin 1950. Hyri ne zgjedhje me nje program te cuditshem per te cilin studime te ndryshme amerikane parashikuan se do te ishte i deshtuar. Programi i tij nuk permbante asgje me shume sesa:
Rikthimi i ezanit ne gjuhen arabe.
– Lejimi i popullit turk per te shkuar ne Haxh.
– Rikthimi i mesimit te besimit fetar ne shkolla.
– Si dhe mosnderhyrja e shtetit ne çeshtjen e mbuleses se gruas.
Perfundimi i zgjedhjeve ishte i mahnitshem. Partia e Ataturkut fitoi 32 vende ndersa Partia Demokratike fitoi 318 vende ne parlament.
Adnan Menderes morri persiper postin e kryeministrit ndersa Xhelal Bajar ate te presidentit.
Filloi direkt mbajtjen e premtimeve qe i kish dhene popullit gjate fushates zgjedhore. I plotesoi kerkesat popullit dhe ne muajin Ramazan organizoi mbledhjen e pare me ministrat duke i dhuruar popullit rikthimin e ezanit ne gjuhen arabe, lirine e veshjes dhe lirine e mesimit te besimit fetar dhe filloi ndertimin e xhamive.
Erdhen zgjedhjet e vitit 1954 dhe partia e Ataturkut fitoi vetem 24 vende ne parlament ndersa Menderes vazhdoi rrugen e nisur duke lejuar mesimin e gjuhes arabe, leximin e Kur’anit dhe mesimin e tij ne te gjitha shkollat, edhe ne ato te mesme. Hapi 10.000 xhami dhe 25.000 shkolla per mesimin e Kur’anit si dhe 22.000 shkolla per pregatitjen e keshilluesve, hatibëve dhe mesuesve te besimit. Lejoi botimin dhe shperndarjen e revistave dhe librave qe predikonin te kapurit fort pas Islamit dhe ecjen sipas udhezimit te tij. Liroi te gjitha xhamite te cilat qeveria e meparshme i perdori si depo dhe magazina dritherash dhe i riktheu ato ne vende per tu falur. I forcoi lidhjet me vendet arabe kunder politikave izraelite dhe vendosi kontroll te rreptë ndaj medikamenteve dhe mallrave qe importoheshin nga Izraeli. Ne vitin 1956 deboi ambasadorin izraelit. Atehere urgjentisht u aktivizuan forcat anti-Islame kunder Menderesit. 38 oficere te ushtrise organizuan grusht-shteti nen drejtimin e gjeneralit Xhemal Xhursel i cili u vetëzgjodh edhe president i republikes. Pas nje gjyqi provizor u denua me burgim te perjetshem presidenti i vendit dhe me varje ne litar kryeministri Menderes, ministri i jashtem Fatin Rushdi Zorlo dhe ministri i financave Hasen Bulatkan. Gazetari Samil Kohen shkruan: “Shkaku kryesor qe e çoi ne litar Menderesin ishte afrimiteti me boten islame si dhe ftohja dhe largimi gradual i lidhjeve tona me Izraelin.”
Ne te vertete, nuk e vranë veçse per shkak se e ktheu Turqine ne Islam. Allahu e meshirofte shehidin e Islamit, muxhahidin Adnan Menderes.
Prandaj nuk duhet harruar.

Armand Ali

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit