-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vushtri: Dy serb rrahin rëndë një shqiptar

Më të lexuarat

Një i ri shqiptar 21 vjeç është rrahur mbrëmë rreth orës 19:00 derisa po kthehej në shtëpi nga dy serbe në fshatin Groc të Vushtrrisë.
Serbët kanë sulmuar shqiptarin me mjete të rënda dhe se i lënduari është dërguar menjëherë në QKUK, gjendja e tij vlerësohet të jetë ende e rëndë.
Dy sulmuesit janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe se për ta është shqiptuar masa e ndalimit, bëjnë të ditur burimet e policisë për Indeksonline.
“ Në fshatin Grroc të Vushtrrisë dy serbë kanë sulmuar me mjetë të forta një shqiptar të moshës 21 vjeç, i lënduari po qëndron në QKUK për trajtim mjekësor. Motivet e këtij sulmi ende nuk dihen”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Besim Hoti.
Megjithatë, motivet e këtij sulmi ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që forcat policore po zhvillojnë hetimet./M.Mustafa/IO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit