-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shkaqet dhe ilaçi i ngurtësisë së zemrës

Më të lexuarat

Pyetje: Si të shpëtojë njeriu nga ngurtësia e zemrës, dhe cilat janë shkaqet e saj?

Përgjigje: Shkaqet e ngurtësimit të zemrës janë: gjynahet, mëkatet, shtimi i pakujdesisë, shoqërimi i njerëzve të pakujdesshëm dhe gjynahmëdhenjve; të gjitha këto cilësi janë nga shkaqet e ngurtësimit të zemrës; ndërsa shkaqet që e zbusin zemrën, e pastrojnë dhe e rehatojnë atë, janë: nënshtrimi ndaj Allahut të Lartmadhërishëm, shoqërimi i njerëzve të zgjedhur, ruajtja e kohës për përmendje të Allahut, lexim të Kuranit dhe kërkim-falje nga Ai. Ai që e ruan kohën e tij për përmendje të Allahut, lexim të Kuranit, shoqërohet me njerëzit e zgjedhur dhe largohet nga shoqërimi i njerëzve të pakujdesshëm dhe të këqij, zemra e tij bëhet e mirë dhe e butë. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Vërtet me përmendjen e Allahut zemrat qetësohen”.

Shejh Abdulaziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Përktheu: Burim Koçinaj/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit