Balansi dhe mesataria është shenja identifikuese e shpalljes së fundit, Islamit. Kjo mesatari manifestohet në të gjitha fushat të cilave u çaset Islami me ofertë, pra, prekë gjithë jetën e njeriut. Në fjalorin e Islamit ky nocion përfshin edhe drejtësinë, korrektësinë dhe të qëlluarën, duke iu shmangur gjithmonë të gjitha tejkalimeve, si në teprim ashtu edhe në lënie mangut.
“Dhe kësisoj Ne u bëmë juve umet mesatar.” (Bekare, 143)
Komentatorët pohojnë se mesataria dhe balansi i këtij umeti qëndron në baraspeshën dhe natyrshmërinë e praktikave fetare, ngase muslimanët nuk e teprojnë me glorifikim të parimeve, citateve, praktikave, madje as personave, por nuk e terpojnë as në shpërfillje të të njejtave, sikur bëjnë shumë njerëz. Ndjekja e vijës mesatare gjithmonë ka qenë rruga e qëlluar, larg devijimit, duke qenë se devijimi mund të jetë me teprim apo shpërfillje dhe nuk ka rëndësi cila është në pyetje për t’u cilësuar si devijim dhe shmangie nga rruga e drejtë dhe ajo mesatare.
Nga hoxhë Mr. Ekrem Avdiu