4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mbrohuni nga gripi

Më të lexuarat

Gripi është sëmundje infektuese, e cila përhapet nga personi në person, dhe atë kryesisht përmes pikëzave që shfaqen gjatë kollitjes ose teshtitjes. Ato lëvizin nëpër ajër dhe vijnë deri te goja ose hunda e njerëzve në afërsi.

Virusi i gripit mund të jetojë edhe deri disa orë në sipërfaqe. Kur personi prek atë sipërfaqe dhe pastaj fytyrën, ka shumë gjasa që do të infektohet.
Nuk ekziston garancia që kurrë nuk do të infektoheni me grip, ndërsa disa masa të kujdesit mund ta ulin në minimum këtë probabilitet.

Ju sjellim masat më të rëndësishme të kujdesit të cilat i theksojnë ekspertët:

* Vaksinohuni kundër gripit, veçanërisht nëse keni gjendje më të dobët shëndetësore;
* Nëse kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me pecetë të cilën pastaj e hidhni;
* Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose me mjete dezinfektuese;
* Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës;
* Shmangni kontaktin me personat që janë të sëmurë.

Po ashtu duhet ta dini që nëse jeni të sëmurë, për të mirën e të tjerëve duhet të shmangni kontaktin me mjedisin. Dhe atë të paktën 24 orë pasi që shëroheni. /zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit