-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Lakra tejet e dobishme për shëndetin

Më të lexuarat

Të paktë janë ata njerëz që dimrin e paramendojnë pa lakrën. E freskët, turshi, si sallatë apo të mbështjellë me mish, lakra është pjesë e kuzhinës sonë.

Lakra është e pasur me elementet më interesante për ruajtjen e ekuilibrit biologjik. Janë shumë të shëndetshme ndërsa ato turshi janë më të shëndetshme sesa secili lloj tjetër i lakrës.
Të gjitha llojet e lakrës kanë një vlerë të ulët kalorike, janë të pasura me vitamina C dhe materiet mbrojtëse, të cilat ndikojnë në uljen e estrogjenit që ndikon në shfaqjen e tumoreve në gji.

Për sa u përket vitaminave C, një antioksidues mjaft i rëndësishëm ky për forcimin e sistemit imun, mjafton një pjesë e lakrës për t’i përmbushur të gjitha nevojat e organizmit. Po ashtu është e pasur edhe me vitaminat e kompleksit B, beta karotinë, si dhe mineralet kalcium, kalium dhe hekur.

Lakra me gjethe të kuqe përmban më shumë vitamina sesa ajo me të gjelbra. E pasi që është e pasur me ujë dhe me proteina bimore u sugjerohet të gjithë atyre personave që vuajnë nga mbipesha dhe ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit