13.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Irakiani shndërron autobusin në restorant

Më të lexuarat

Irakiani Abu Maxhid modelin e vjetër të autobusit e ka shndërruar në restorant i cili vizitohet nga një numër i madh i turistëve vendas dhe të huaj

BAGDAD (AA) – Irakiani Abu Maxhid modelin e vjetër të autobusit e ka shndërruar në restorant i cili vizitohet nga një numër i madh i turistëve vendas dhe të huaj.

Restoranti në kryeqytetin irakian Bagdad është parkuar përskaj rrugës, kurse ushqimi që shërbehet në të e shijojnë dashamirët e gjërave të pazakonta.

Pronari Abu Maxhid për shkak të numrit të madh të mysafirëve ka ndërtuar edhe një kat shtesë në autobus. Duke folur për Anadolu Agency (AA) Maxhid tha se nuk ka mundur të gjejë një vend të përshtatshëm për të marrë me qira ku do të qëndronte vazhdimisht autobusi-restorant. Prandaj, ky restorant është në lëvizje.

Ai tregon se autobusin e kishte blerë pesë vjet më parë. Ishte i papërdorshëm, megjithatë, ky irakian ka rregulluar pjesën e jashtme dhe të brendshme të autobusit, i cili dikur ka shërbyer për të transportuar njerëzit.

Në mënyrë që në restorantin e tij të mund të ulen sa më shumë njerëz ai bëri edhe një tarracë në katin e dytë të autobusit.

“Në katin e parë vendosen familjet që vijnë për të ngrënë, kurse në katin e sipërm të rinjtë. Kemi bërë edhe shkallë për katin e sipërm. Në raste kur nuk kemi familje, në katin e parë vendosim të rinjtë. Në autobus kemi vendosur edhe kondicionerë por edhe nëntë kamera survejimi”, thotë Abu Maxhid.

Sipas tij, në vend, përveç këtij, nuk ka ndonjë restorant tjetër lëvizës. Ai tha se autobusi-restorant nuk shërben vetëm për mirëpritjen e klientëve në vendin ku parkon autobusin, por ua jep me qera edhe studentëve të cilët e shfrytëzojnë për mbrëmjen e maturës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit