Lidrët kanë diskutuar përpjekjet për paqe në Siri, ribashkimin e Qipros, çështjet rreth Bashkimit Evropian si dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May kanë realizuar të martën vonë një bisedë telefonike, në të cilën siç thonë burime nga presidenca, janë diskutuar përpjekjet për paqe në Siri, ribashkimin e Qipros, çështjet rreth Bashkimit Evropian si dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç thotë burimi nga presidenca i cili ka folur në kushte aninimiteti, Erdoğan dhe May kanë theksuar rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë.
Një deklaratë të lëshuar nga “Downing Street” thuhet se kryeministrja ka folur me Erdoğanin “për të shprehur dëshirën e saj për të thelluar bashkëpunimin në një sërë çështjesh, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit tonë të fortë të sigurisë”.
May ka përshëndetur rolin konstruktiv të Turqisë lidhur me formimin e zonave jokonfliktuale, përmes bisedimeve në Astana.
Të dy liderët “riafirmuan dëshirën e tyre për të shqyrtuar mundësitë e dalura nga Brexiti”, thuhet në deklaratë, me një theks të veçantë mbi bashkëpunimin për projektin e brendshëm të Turqisë për avionët luftarakë.
May dhe Erdoğan do të takohen në Samitin e NATO-s në Bruksel i cili do të mbahet më vonë këtë muaj.