Të paktën nëntë persona janë lënduar në përplasjen të një feriboti udhëtarësh dhe një tankeri të huaj në Bosfor. Tetë nga të lënduarit janë udhëtarë të feribotit, ndërsa një është anëtar i bordit të tankerit.
Feriboti me 33 udhëtarë ka lundruar në marshutë të rregullt nga porti Bostanxhi, i cili ndodhet në bregun aziatik të megapolisit për në portin Kabatash në bregun evropian.
Pak kohë para se të arrinte në liman, duke kaluar pranë Kullës së vajzës, feriboti është përplasur nga prapa nga një tanker cisternë transportuese “Amur 2521”, i cili ka transportuar karburant të lëngshëm.
Përplasja e ka dëmtuar pjesën e prapme të feribotit, por edhe krahas asaj, ai ka arritur në portin Kabatash, ku tani më e prisnin automobilat e ndihmës së shpejtë, mjekë, policë dhe hetues nga prokuroria e Stambollit. Të gjithë të lënduarit janë hospitalizuar.