3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si do të thirren njerëzit në Ditën e Gjykimit?

Më të lexuarat

Pyetje: Në ditën e gjykimit, si do të thërriten njerëzit? Në emrat e nënave, apo baballarëve të tyre?

Përgjigje: Tek njerëzit është bërë e njohur se në ditën e gjykimit, njerëzit thirren në emrat e tyre dhe të nënave të tyre, pra o filan, i biri i filanes!

Për këtë arsye, ndjekësit e bidatit e praktikojnë atë që quhet Talkini për të vdekurit pas varrosjes, duke i thënë: O filan i biri i filanes!

Duhet ditur se Talkini që këndohet tek varrezat është risi. Allahu nuk ka zbritur asnjë argument për ligjshmerinë e tij.

Hadithi që përcillet tek Taberaniu është shumë i dobët. Talikini i lejuar, është ai që praktikohet në momentin kur njeriu është duke dhënë shpirt. Pra, në momentin kur njeriu është duke u ndarë nga kjo jetë i themi: Thuaj: La ilahe ila Allah, nëse i del shpirti, e dimë gjendjen e tij dhe s’ështe aspak e nevojshme të praktikohet talkini tek varri.

E vërteta është se njeriu në ditën e gjykimit do të thirret në emrin e tij dhe të babait por jo në emër të nënës.

Hadithi më i saktë në këtë temë është fjala e Profetit (alejhi selam) që thotë: Tradhëtarit, në ditën e gjykimit i vihet flamuri i tradhëtisë pranë dhe i thuhet: Kjo është tradhëtia e filanit, birit të filanit. Ky është hadithi më i saktë që mund të argumentohemi.

Tek Taberaniu, është përcjellë një hadith më i drejtëpërdrejtë por në saktësinë e tij ka kundërshtime, se njeriu do të therritet në emër te tij dhe babait të tij, por hadithi që përmendëm më lart është më i fortë. Allahu e di më së miri.

Meshhur Hasen al Selman.

Përshtati Fatjon Isufi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit