Kosova mund të vendosë që ta transformojë Forcën e Sigurisë të Kosovës në ushtri të vërtetë, por një hap i tillë nuk do të pëlqehet aspak tani nga NATO-ja.
Kështu tha një zyrtar i lartë i NATO-s, në një bisedë me Koha Ditore, duke shpjeguar se “statusi i ardhshëm” i FSK-së është ende “i paqartë” dhe mbetet temë diskutimesh edhe brenda Aleancës Veriatlantike.
Katër nga 28 shtetet anëtare të NATO-s nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe ato nuk duan që Kosova të ketë ushtri, ka thënë ky zyrtar i lartë i Aleancës Veriatlantike, duke folur me kushte anonimiteti.
Shtetet anëtare të NATO-s që nuk e njohin Kosovën janë: Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia. /Telegrafi/