1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në cilat raste lejohet masturbimi?

Më të lexuarat

Pyetja:

Në cilat raste të caktuara lejohet masturbimi, sepse siç e lexova në një artikull përgjigjja ishte se nuk lejohet, por vetëm se në raste të caktuara. A mund të më tregoni ju lutem cilat janë ato?

Përgjigje:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kur jemi përgjigjur rreth dispozitës së masturbimit kemi cekur se ajo është e ndaluar (haram) dhe mendojmë se e kemi elaboruar çështjen në shumë pikpamje, duke e sqaruar edhe dëmet e saj. Në fund e kemi cekur se disa prej dijetarve e kanë lejuar masturbimin me disa kushte, pa u zgjeruar në këtë pikë.

Është e vërtetë se disa prej fukahave siç transmetohet nga Imam Ahmedi dhe posaçërisht në medhhebin hanbeli sqarohet kjo, thuhet se ajo është e lejuar në disa raste të jashtzakonshme.

Mirëpo këtu duhet ta kemi parasysh se lejimi për të cilin ata flasin nuk është se ata e bëjnë atë hallall (të lejuar) si dispozitë, por që ajo të praktikohet për t`u ikur një harami që është më i madh se masturbimi e ne në këtë rast është fjala për zinanë (prostitucioni).

Do të thotë se nëse muslimani gjendet në një situatë ku mund të bjerë në mëkatin e zinasë, pra gjindet buzë rënies në këtë mëkat të shëmtuar, atëherë ai e ka të lejuar të masturboj që ta largoj nga vetja epshin i cili e ka preokupuar atë dhe që është duke e dërguar në zina, pasi pas masturbimit ai lirohet dhe e largon nga vetja atë preokupim.

Kjo është forma të cilën e lejojnë këta dijetarë, duke pasur parasysh që ai që gjendet në këtë situatë e ndalon vetën nga shkelja e mëkatit të madh (zinasë), duke shkelur një mëkat më të vogël në krahasim me zinanë.

Këta dijetar asesi nuk lejojnë që masturbimi të bëhet praktikë e përditshme e muslimanit, nga e cila nuk do t`i shpëtoj ai i cili fillon ta praktikoj disa herë atë. Mendojmë se këtë çështje e kemi sqaruar mjaft mirë në përgjigjet e mëhershme.

Kjo formë e lejimit të masturbimit është mjaft logjike dhe e pranuar dhe nuk e thotë askush nga dijetarët se nuk është e saktë, pasi sipas rregullit të përgjithshëm në sheriatin islam, patjetër edhe mëkatet klasifikohen dhe ato nuk janë të gjitha të njërit rang. Dhe ajo që është e njohur tek ata jo vetëm në këtë çështje, dihet se nëse muslimani është buzë dy mëkateve dhe është e patjetërsueshme bërja e njërit, atëherë ai patjetër duhet ta zgjedh atë që është më i lehtë nga ato dy mëkate.

Kjo ishte ajo sa i përket çështjes se kur është i lejuar masturbimi. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

30.03.2006

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit