0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Djali që kam qenë në lidhje nuk është gjak i familjes ku jeton

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum. Djali që kam qenë në lidhje nuk është gjak i familjes ku jeton. Kam kuptuar që është djalë i falur ose i adaptuar. A është edhe obligim i imi t’i tregoj djalit për këtë normal nëse Allahu e ka caktuar fat timin. Këtë e ka kuptuar edhe familja ime dhe janë kundër ribashkimit me të për këtë arsye e arsye të tjera. Mua nuk më pengon që nuk është gjak i famljes që jeton sepse është djalë i mirë në të gjitha aspektet sidomos në aspektin
e fesë dhe mundohemi që të jemi sa më mirë me njëri-tjetrin dhe po mundohemi të gjejmë një rrugëdalje për të qenë bashkë duke gjetur rrugën e përbashkët në aspektin e fesë ashtu si Allahu është i kënaqur. Sipas fesë
si duhet vepruar në këtë situatë sepse nuk di si të veproj. Në njërën anë është familja ime në anën tjetër është djali që është fetar dhe vetëm me të planifikoj krijimin e familjes, gjej mbështetje tek ai dhe vetëm me të mundem me qenë në rrugën e drejtë të fesë islame, edhe pse familja kundërshton këtë gjë sepse kanë mendimin e të moçmëve se është tepër ekstrem në fe djali dhe do të anashkalohesh nga shumë gjëra. Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nuk ka fare pengesë në Islam nëse djali i cili tashmë është rritur, është fëmijë i adoptuar dhe Pejgamberi s.a.v.s i ka këshilluar përgjegjësit (kujdestarët) e femrave që kur dikush vjen t’ia kërkojë vajzën dikujt për martesë mos ta refuzojë, nëse është fetar. Ka thënë Pegamberi s.a.v.s: “Nëse dikush vjen për ta kërkuar (vajzën e juaj) dhe ju e pëlqeni devotshmërinë e tij dhe sjelljet e tij, atëherë mos e refuzoni sepse përndryshe do të ketë sprova dhe shkatërrime në tokë” (Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih)

Në këtë rast familja jote duhet që ta pranojnë këtë djalë si dhëndër të tyre pasi qenka fetar dhe njeri i moralshëm dhe mos të bëjnë pengesa të panevojshme të cilat Islami nuk i sheh si pengesa.

Të këshilloj që të konsultohesh edhe një herë me familjen tënde dhe t’ua tregosh këtë argument që të dhashë dhe inshAllah u zbuten zemrat.

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit