Profesori Dr. Roxane Gervais, një ndër psikiatrit më të mëdhenj të laboratorit të shëndetit dhe të sigurisë në qytetin britanik të Stockport, në studimin e tij konfirmoi se praktika e adhurimeve dhe e riteve fetare ndihmon punonjësit për t’i rezistuar presionit të punës, duke theksuar rëndësinë e rolit të fesë në jetën e individëve.
Ai në një deklaratë për “The Telegraph” tha: Krijimi i atmosferës fetare në mjediset e punës është një burim që ndihmon stafin për një fleksibilitet dhe aftësi për t’u sfiduar me punët e ndryshme.
Ai u kërkoi pronarëve të bizneseve që t’i kuptojnë dhe t’i marrin në konsideratë kërkesat e besimeve të ndryshme fetare të stafit të tyre në mënyrë që t’u mundësohet atyre për të kryer punën në një shkallë më të lartë dhe më të mirë. /krenaria.com/