-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rexhepi: Do të kërkohen ‘të ikurit e Jankulovskës’

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do të shqyrtojë kërkesën ministrisë homologe maqedonase për të gjurmuar për dy prej të dyshuarave për përfshirjen në grupin që dyshohet për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill në Smilkovc të Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka dërguar kërkesën e lartpërmendur në të cilën pretendohet se dy të akuzuarit nga Shkupi, Afrim Ismailoviq dhe Halil Demiri, kanë ikur në Kosovë.

Ministri Bajram Rexhepi, në një prononcim për “Tribuna Shqiptare”, ka thënë se do të shqyrtohet kërkesa e palës maqedonase. “Kjo bëhet në bazë të protokollit të bashkëpunimit policor ndërmjet të dy vendeve. Prandaj, dy policitë do të bashkëpunojnë për ta zbardhur rastin”, ka thënë Rexhepi.

Sipas tij, nëse të dyshuarit ndodhen në Kosovë dhe arrestohen, atëherë çështje e ekstradimit të tyre është kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovka, ka thënë se dy nga pesë të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë, janë arratisur ilegalisht në Kosovë. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit