1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mustafa: Jakupi nuk do të largohet, koaliconi ka qenë i pamundur

Më të lexuarat

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, i ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm të ish sekretarit të PDK-së Jakup Krasniqi nga kjo parti.
Sipas Mustafës largimi i sekretarit Krasniqi nga PDK është i pamundur, pasi që ai konsideron se Krasniqi është një figurë shumë e rëndëishmë e PDK-së.
“ Z.Krasniqi nuk do të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës, ai është një figurë shumë e rëndëisshmë e partisë dhe besoj se do të jetë pjesë e udhëheqjes se PDK-së”, ka thënë Mustafa për Indeksonline.
I pyetur për mos arritjen e marrëveshjes për një koalicion me partinë e Ramush Haradinaj, ai tha se një rezultat të tillë e kishte ditur cysh para bisedimeve.
“ Personalisht e kam pritur një rezultat të tillë, një koalicion me AAK-së ka qenë i pamundur cysh nga fillimi”, ka theksuar Mustafa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit