6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ushtarët izraelitë ndërhyrje ndaj protestave në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës, plumba plastikë dhe të vërtetë kundër protestuesve të cilët janë kundërpërgjigjur me gurë, koktej molotov dhe duke djegur goma

RAMALLAH (AA) – Si rezultat i ndërhyrjeve të ushtarëve izraelitë ndaj protestave të mbajtura në disa qytete të Bregut Perëndimor me qëllim mbështetjen e të burgosurave palestinezë që kryejnë grevë urie në burgjet izraelite, janë plagosur 3 palestinezë dhe më shumë se 23 të tjerë janë ndikuar për shkak të gazit lotsjellës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pika të ndryshme të qyteteve Nablus, Ramallah, Betlehem dhe El-Halil të Bregut Perëndimor pas namazit të xhumasë janë mbajtur protesta në mbështetje të burgosurve palestinezë që vazhdojnë grevën e urisë që prej 19 ditësh në burgjet izraelite.

Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës, plumba plastikë dhe të vërtetë kundër protestuesve të cilët janë kundërpërgjigjur me gurë, koktej molotov dhe duke djegur goma.

Në një deklaratë të publikuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se ekipet e shëndetësisë kanë ofruar shërbim për ndihmën e parë për 22 persona të cilët janë ndikuar nga gazi në fshatin Bejta në qytetin Nablus.

Ndër të tjera theksohet se në protesta janë plagosur me plumba të vërtetë 2 punonjës të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, ndërsa një tjetër është ndikuar nga gazi, ndërsa në rajonin Bejt Emr në afërsi të qytetit el Halil mësohet se është dërguar në spital një palestinez i plagosur me plumba të vërtetë.

Gjithashtu bëhet e ditur se në fshatin Budrus në perëndim të Ramallahut ushtarët izraelitë kanë arrestuar 3 palestinezë.

Afërsisht 2000 palestinezë në burgjet izraelite me 17 prill nisën një grevë urie për “përmirësimin e kushteve në burgje dhe për t’iu dhënë fund arrestimeve arbitrare si dhe shkeljeve të të drejtave nga Izraeli”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit