17.2 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Plagosen dy persona në qendër të Prishtinës

Më të lexuarat

Një person i panjohur ka shtënë me kallashnikov te Fakulteti i Filologjisë, afër kafes “Kaos” me ç’rast dy persona janë lënduar, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.
“Derisa isha duke kaluar kah lokalet e Lesnes, kam dëgjuar një zë i cili kërkonte ndihmë, më ka kërkuar që t’i ndihmoj që të shkojë të vetura e tij, për t’u nisur për spital. Mu duk se plumbi e kish kap ndër brinjë. Menjëherë e kam lajmëruar Policinë”, ka thënë dëshmitari. Ai tha, se i plagosuri i ka thënë se është nga Ferizaj.

Përleshja duket se kishte filluar për shkak të mosmarrëveshje në lidhje me disa aparatë të lojërave të fatit.

Një prej të përfshirëve në përleshje, sipas burimeve të Indeksonline është Hasbi Sekiraça.

Ndërkaq, dy të plagosurit janë kalimtarë të rastit që nuk ishin të përfshirë. Njëri është me mbiemër Çalaj e tjetri quhet Dardan Krasniqi.

Policia e Kosovës jo zyrtarisht ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar, nuk dihet nëse është personi i njejtë i cili ka shtënë me kallashnikov.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit