0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kompania saudite bëhet pronar i rafinerisë më të madhe amerikane

Më të lexuarat

Shell ka deklaruar se është arritur marrëveshje me Aramco-n dhe se ajo ka marrë kontrollin e plotë ndaj rafinerisë së Teksasit

NEW YORK (AA) – Kompania kombëtare saudite e naftës Aramco është bërë pronar absolut i rafinerisë më të madhe amerikane të Port Arthur në Teksas, raporton Anadolu Agency (AA).

Pronar i deritashëm i rafinerisë në Teksas ishte kompania Motiva Enterprise të cilën në 19 vitet e fundit bashkarisht e kanë menaxhuar në raportin 50-50 Armaco saudite dhe kompania britaniko-holandeze Royal Dutch Shell.

Shell ka deklaruar se është arritur marrëveshje me Armaco-n dhe se ajo ka marrë kontrollin e plotë ndaj rafinerisë së Teksasit në pronësi të së cilës janë 24 terminale dhe e cila ka një kapacitet të përpunimit ditor të 600 mijë barrel nafte.

Nga ana tjetër, kompania britaniko-hollandeze Dutch Shell ka marrë të gjitha aksionet e rafinerisë Norco dhe Convert në Luiziana që kanë 11 terminale.

Analistët më herët njoftuan se Arabia Saudite si eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar synon të hyjë direkt në tregun e SHBA-së e cila është konsumatori më i madh i kësaj lënde.

Sipas të dhënave zyrtare, Arabia Saudite vitin e kaluar ishte importuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar në SHBA me 1.1 milionë fuçi në ditë, kurse importuesi më i madh i këtij karburanti në SHBA ishte fqinji e saj Kanadaja me 3.3 milionë fuçi naftë në ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit