-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si u shëmtua Kosova dhe populli i saj

Më të lexuarat

Vetëm duke ua ofruar faktet e pamohueshme EULEX-sit, për krimet e SHIK-ut, do ta shpëtojmë Kosovën dhe qytetarët e saj nga katastrofa.

Nuk ka dyshim se Kosova gjendet në një krizë shumë të thellë politike, ekonomike, sociale dhe morale, pa një perspektivë të daljes prej saj, për derisa nuk krijohet një Qeveri e aftë në pikëpamje profesionale, me personalitete të pa korruptuar, që kanë autoritet në vendin ku punojnë dhe jetojnë dhe janë atdhetarë të dëshmuar.

Por ata duhet të jenë edhe të pa korruptuar, kushti bazë për ta pasur guximin qytetarë jo vetëm t’i numërojnë shkaqet që e quan në këtë gjendje të mjeruar Kosovën e pasluftës, por që kanë dije, mençuri dhe trimëri për t’i luftuar deri me një të gjitha shkaqet dhe bartësit e atyre shkaqeve të shëmtuara që e katandisën Kosovën në këtë kaos që mbretëron ligji i të “fortit”, e jo ligji i arsyes dhe ligji i shtetit ligjor.

Një qeveri e tillë në se donë i Madhi Zot, Kosova do ta ketë pas zgjedhjeve nacionale që do të bëhen në vitin e ardhshëm. Se a do të krijohet një Qeveri e tillë, varet prej shumë faktorëve:

a) Qysh tash mjetet e opinionit publik duhet demaskuar këtë klasë politike, veçmas Xhavit Halitin&kompani, të cilët pas largimit të ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova, që i përzëni NATO-ja, e zëvendësuan robërinë serbo-jugosllave me robërinë e tyre, e cila u tregua se është shumë herë më e rëndë dhe më e vështirë se ajo e Kasapit të Ballkanit.

Kjo dorë e zgjatur e Serbisë, punoi për t’i vërtetuar Serbisë shpifjet e saja shekullore se “shqiptarët nuk janë popull shtet formues, se janë hajna dhe kriminel e mafioz, destabilizus të vendit të tyre dhe të regjionit”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit