Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në takim përfaqësuesit e Këshillit organizativ për kundërshtimin e Vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, që ka të bëjë me dhënien e pronave shoqërore Manastirit të Deçanit.
Kryesuesi i këtij Këshilli, Adem Lushaj, shpalosi gjenezën e këtij problemi, duke prezantuar shqetësimet që, sipas tij, ky vendim ka ngjallur të qytetarët e këtij lokaliteti.
Ai foli për pengesat që shkaktohen në lirinë e qarkullimit, veprimtarinë hoteliere të zonës, si dhe turizmin në përgjithësi.
Kryeparlamentari Krasniqi, pasi dëgjoi të gjitha shqetësimet e ngritura, theksoi se për zgjidhjen e problematikave të kësaj natyre, duhet ndjekur procedurat përkatëse ligjore, ka njoftuar Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.kohaislame