Ushtria e Izraelit thotë se i ka arrestuar 25 pjesëtarë të Hamasit gjatë natës së kaluar në Bregun Perëndimor.
Një zëdhënëse e ushtrisë, e cila ka njoftuar për këto arrestime, që janë bërë sot, nuk ka dhënë më tepër detaje.
Por, Qendra për të Drejtat e Njeriut Ahrar, me seli në Ramallah, tha se ndër të arrestuarit janë edhe tre ligjvënës palestinezë: Ahmad Attoun, Hatem Qfeishe dhe Muhammad al-Tul.
Hamasi dhe grupe për të drejta të njeriut thonë se fushata e arrestimeve e Izraelit synon shkatërrimin e përpjekjeve për pajtim ndërmjet lëvizjes islamiste Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës, dhe Partisë Fatah të presidentit Mahmud Abbas, e cila qeverisë në Bregun Perëndimor.