Përgjigjja: Allahu i madhëruar e ka porositur profetin e tij në Kuran duke i thënë: “Urdhëro familjen tënde për namaz dhe bëj durim ndaj tij! Nuk kërkojmë prej teje risk se ne të japim ty riskun dhe përfundimi i mirë është për njerëzit e devotshëm.” (Taha: 132.)
Fjala familje ose [ehl] në gjuhen arabe do të thotë: ata njerëz që i bashkon një shtëpi.
Umeri -radiallahu anhu- falej natën deri dhe kur vinte koha e fundit e natës e zgjonte familjen e tij duke u thirrur: Namazin, namazin! Pastaj u lexonte atyre këtë ajet. (E transmeton imam Maliku me zinxhir të saktë.)
Kjo punë që bënte Omeri është porosi e profetit -alejhi selam- sepse ai thoshte: “E mëshiroftë Allahu atë burrë që ngrihet natën dhe falet pastaj zgjon gruan dhe nëse ajo refuzon e spërkat atë me ujë. Dhe e mëshiroftë Allahu atë grua që ngrihet natën dhe falet pastaj zgjon burrin dhe nëse ai refuzon e spërkat atë me ujë.” (Ebu Daudi, Nesai dhe e saktëson sheikh Albani.)
Ata nëse këtë punë e bënin për namazin e natës i cili është i pëlqyeshëm atëherë ta bësh atë për namazin farz është më parësore, madje imam Taberiu thotë: “Nuk është larg të thuhet se; zgjimi i tjetrit është detyrë për namazet farz dhe i pëlqyeshëm për namazet e pëlqyeshëm (nafile), sepse ai që është në gjumë edhe pse nuk ngarkohet me përgjegjësi (në atë gjendje) mirëpo pengesa e tij mund të largohet shpejt. Pra, ai është si i shkujdesuri dhe tërheqja e vërejtjes së të shkujdesurit është detyrë.”
Një profet është dalluar për kujdesin që i kushtonte familjes së tij për të falur namaz dhe është përmendur në Kuran, ai është Ismaili -alejhi selam- për të cilin Allahu i madhëruar thotë: “Kujto në librin e Allahut Ismailin! Ai ka qenë njeri që e mbante premtimin dhe ka qenë i dërguar dhe profet * Ai urdhëronte familjen e tij për namaz dhe zeqatë dhe zoti i tij ishte i kënaqur me të.” (Merjem: 54-55.)
Dr. Abdullah Nabolli